LifeStyle

Ky artikull do të të bindë të lidhesh me mikun/en e ngushtë

Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e partnerit/es së jetës, është e lehtë të përfshihesh në një romancë, pasion dhe flutura në stomak.

Por, cili është sekreti i një martese të qëndrueshme përtej kimisë në çift? Me sa duket është miqësia e fortë mes partnerëve. Teksa dashuria është shkëndija që ndikon në çdo raport, miqësia është ajo që e mban “zjarrin” të ndezur për shumë gjatë.

Por, ka dy arsye më të rëndësishme që i bëjnë njerëzit të përfundojnë në martesë, sidomos pasi partnerët kanë qenë miq të ngushtë me njëri-tjetrin.

1.Miqësitë krijojnë martesa të kënaqshme

Një studim i vitit 2017, i botuar në “Journal of Happiness Studies” zbuloi se të qenit i/e martuar ndikon në mirëqenien e përgjithshme të njerëzit, sidomos kur bashkëshorti/ja është miku/ja juaj më i/e mirë.

Në një martesë të konsoliduar, është e qeshura e përbashkët, respekti i ndërsjellë dhe intimiteti që bëjnë vërtet ndryshim. Kur çiftet e ndërtojnë marrëdhënien e tyre mbi miqësinë, ata krijojnë një themel të fortë që i ndihmon ata të përballojnë sfidat e jetës së bashku.

2. Miqësia mbron dashurinë afatgjatë

Studimet tregojnë se çiftet që i kushtojnë më shumë vlerë miqësisë brenda marrëdhënies së tyre priren të kenë më shumë përkushtim, dashuri dhe kënaqësi seksuale.

Në fakt, sa më shumë çifte të përkushtohen në miqësinë e tyre, qoftë përmes kujtimeve të përbashkëta, planeve të së ardhmes, ofrimit të mbështetjes së ndërsjellë, apo thjesht duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit, aq më shumë ata marrin përfitimet e marrëdhënies me kalimin e viteve.

“T’i japësh përparësi miqësisë nuk do të thotë që romanca ose pasioni shkojnë në fund. Përkundrazi, miqësia vepron si diçka që mban të bashkuar romancën, duke siguruar që dashuria të vazhdojë të rritet dhe të zhvillohet,” thekson psikologu Mark Travers.



ks