Gjatë ditës së sotme në Mleqan në magjistralen Prishtinë-Pejë ka ndodhur një aksident trafiku.
Në këtë aksident të rëndë me fatalitet humbi jeten një person I moshës 19-vjeçare. Indeksonline merr vesh së bëhet fjalë për Ermal Shala.
Lidhur me aksidentin e sotëm janë deklaruar edhe nga ana e Policisë së Kosovës.Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Vlera Krasniqi tha se ai dyshohet se është vetëaksidentuar.
“Sot, rreth orës 15:40, në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Llazicë të Malishevës, dyshohet se një person është vetaksidentuar me motoçikletë.Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor, ku mjeku ka konstatuar në vendin e ngjarjes se drejtuesi i motoçikletes (mashkull, 19 vjeçar) ishte pa shenja jete.Policia është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë ajo.

