Shëndetësi

Ky është armiku numër 1 i personave që vuajnë nga refluksi gastroezofageal

Sëmundja e refluksit gastroezofageal (RGE) prek miliona njerëz në mbarë botën dhe manifestohet me simptoma të pakëndshme si urthi, shije e hidhur në gojë dhe ndjesia e rikthimit të ushqimit në ezofag.

Ndryshimet në dietë dhe stilin e jetesës janë pjesë e trajtimit të saj, por një faktor i rëndësishëm që mund të përkeqësojë gjendjen është kafeina.

Sipas një raporti të Metropoles, konsumi i kafeinës ka një ndikim të dyfishtë në trupin e njerëzve me refluks.

Kafeina stimulon sistemin nervor, por njëkohësisht relakson sfinkterin e poshtëm ezofageal, valvulën që mban acidin e stomakut larg ezofagut. Ky relaksim mundëson kalimin e acidit në ezofag, duke intensifikuar simptomat e refluksit.

Kafeina gjendet në shumë pije dhe ushqime, përfshirë:

-Kafenë
-Çajin e zi dhe të gjelbër
-Pijet me kola dhe ato energjike
-Çokollatën dhe produktet me kakao

Edhe çaji i mentes, pavarësisht reputacionit të tij qetësues, mund të përkeqësojë simptomat për shkak të efektit të tij relaksues në sfinkter. Syri.net-iefimerida

 

 

Të Ngjashme