“Aquaman and the Lost Kingdom” pati premierën të premten (22 dhjetor).
Filmi, me protagonist kryesor, Jason Momoan, nuk u prit mirë nga fansat e kritikët.
Në ShBA, ka grumbulluar 40 milionë dollarë gjatë katër ditëve të fundit – një pikë në oqean krahasuar me 205 milionë dollarë që kushtoi për ta bërë atë.
Jason Momoa në rolin e “Aquaman”
Është një krahasim i ashpër me filmin e parë – të publikuar në 2018 – i cili rrëmbeu në 67.8 milionë dollarë në ShBA dhe vazhdoi të fitojë pothuajse 1.2 miliardë dollarë globalisht.
Veç tij, tre filmat e tjerë që nuk u vlerësuan janë: “The Suicide Squad” (26.2 milionë dollarë), “Blue Beetle” (25 milionë dollarë) dhe “Wonder Woman” 1984 (16.4 milionë dollarë).
Amber Heard luan Meran, gruan e “Aquaman”
“Aquaman and the Last Kingdom është një nga filmat më të këqij të super-heronjve – është një nga filmat më të këqij ndonjëherë, pikë”, tha një përdorues i internetit.
Nëse filmi dështon, do të jetë një fund i trishtuar i një epoke të trazuar për filmat me superhero.
“Aquaman”
“Aquaman 2″ është i fundit që u publikua i ‘DC Extended Universe” përpara se të rindërtohet plotësisht nga James Gunn dhe Peter Safran.
Filmi tjetër i tyre do të jetë i vitit 2025, “Superman: Legacy”.telegrafi