Lajme

Ky është i arrestuari nën dyshimin për ngacmim të nxënëses 10-vjeçare në Ferizaj

Njjë rast i rëndë i sulmit seksual është raportuar në një shkollë të mesme të ulët në Ferizaj, ku viktimë është një nxënëse e mitur, 10-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas tij, hetuesit rajonalë janë njoftuar për rastin më 11 mars 2026.

“Viktimë ishte një nxënëse e mitur (10 vjeçe), ndërsa i dyshuari është një 64-vjeçar, punëtor teknik në këtë shkollë,” ka deklaruar Veseli për Insajderin.

Ai bëri të ditur se i dyshuari është intervistuar më 12 mars 2026 në prani të avokatit mbrojtës.

“Me vendim të prokurorit për të mitur, ai është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetuesit janë autorizuar të vazhdojnë veprimet hetimore,” tha Veseli.

Në fotografinë e mëposhtme është 64-vjeçari, Naim Idrizi, që dyshohet se e ka sulmuar seksualisht nxënësen 10-vjeçare

 

Sulm seksual ndaj një nxënëseje 10-vjeçare në Ferizaj, arrestohet punëtori teknik i shkollës

Të Ngjashme