Pas komenteve dhe reagimeve të shumta që shkaktoi prezantimi i tij në rrjetet sociale, konkurrenti indian i “Përputhen” është shfaqur sonte për herë të parë në studio.
Pak përpara nisjes së sezonit, faqja zyrtare e programit kishte publikuar prezantimin e tij me frazën “Vij nga India për të gjetur nuse shqiptare”, duke bërë që videoja të merrte menjëherë vëmendje dhe të shoqërohej me komente të shumta.
Tashmë ai është prezantuar zyrtarisht para publikut, duke u bërë indiani i parë që merr pjesë në “Përputhen”.
https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2026/09/SaveClip.App_AQNINvCNJyEexlZutoCXQPUmI1nMIEcVFRcyXxg1rrpI27LEmyb5fxJHhrX4vznzLMiqo2TAwR1iMmEA4-mQGQ88-5HaoJhdfW5CosY.mp4
Në materialin e transmetuar gjatë programit, konkurrenti foli për veten, pasionet dhe arsyen që e ka shtyrë të provojë eksperiencën në formatin shqiptar të dashurisë.
Edhe faqet zyrtare të “Përputhen” dhe Top Channel publikuan pamjet e tij, duke shkruar: “Për të parën herë një indian në ‘Për’puthen’, ja pasionet dhe synimi i tij”.
Hyrja vjen vetëm pak kohë pasi prezantimi i tij kishte bërë xhiron e rrjetit, ndaj tashmë mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet eksperienca e tij në program dhe me cilën prej vajzave do të krijojë afrimitetin e parë.
