ShowBizzz

Ky është këngëtari i njohur që po këndon veç nëpër syneti

Adem Ramadani, një nga emrat më të njohur të muzikës dikur, ka pasur një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në skenën muzikore.

I njohur fillimisht për baladat dhe këngët me motive shpirtërore, ai prej vitesh i është përkushtuar fesë, duke i dhënë një drejtim të ri veprimtarisë së tij artistike.

Sot, Ramadani njihet kryesisht për interpretimin e këngëve ilahi, të cilat përcjellin mesazhe shpirtërore dhe fetare, shkruan “Kosovarja”,

Ai është shpesh i ftuar në ceremoni si synetitë, ku përmes zërit të tij sjell një atmosferë të veçantë dhe të ndjerë.



ks