LifeStyle

Ky është personi i parë që shumica e njerëzve marrin në telefon pas ndarjes

E keni pyetur ndonjëherë veten se kush është personi i parë që do të merrnit në telefon pas ndarjes? Epo, me gjasë një person i rëndësishëm, dikush te i cili keni besim.

Sipas një hulumtimi të vitit 2015 të bërë në LISTEN, një aplikacion i YouGov për të dhëna, njerëzit janë shumë të kujdesshëm kur bëhet fjalë për personin ku do të mbështeten kur u thyhet zemra.

Ata nuk telefonojnë këdo.

Sipas renditjes, njerëzit do të telefoninin së pari një shoqe (27%). Në vend të dytë renditet mami me 17%, por ju mos ia thoni këtë. Pas mamit, vjen motra/vëllai me 10% dhe një shok, gjithashtu me 10%.