Einxhell Shkira është tashmë opinioniste në spektaklin “Ferma VIP”, duke u rikthyer në ekran pas një periudhe të përkushtuar ndaj familjes.
Ajo është nënë e dy fëmijëve të vegjël, të cilët mbeten prioriteti i saj kryesor në përditshmëri.
Gjatë transmetimit të “prime”-it, fëmijët e saj e ndjekin nga televizioni, duke e bërë këtë përvojë edhe më të veçantë për moderatoren. Prezenca e saj në ekran shoqërohet me emocione edhe në familje, shkruan “Kosovarja”.
Së fundmi, Einxhell ka ndarë me ndjekësit një video, ku djali i saj shihet duke e puthur në ekran. Ky moment i thjeshtë familjar ka tërhequr vëmendje për natyrshmërinë dhe ndjeshmërinë që përcjell.
