Ora News ka siguruar foton e autorit 35-vjeçar që dyshohet se vrau ish-vjehrrin në Roskovec, plagosi ish-vjehrrën dhe mori me vete ish-bashkëshorten.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Vidhisht të Fierit, ku policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet.
Sipas dëshmive të familjarëve, Buzi ka shkaktuar frikë te prindërit e ish-bashkëshortes së tij, pasi ishte i armatosur dhe i kërcënonte në mënyrë të vazhdueshme.
35-vjeçari ndodhet në drejtim të paditur dhe dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes duke marrë me vete ish-bashkëshorten.
Policia po punon për lokalizimin dhe kapjen e autorit.
