Lajme

Ky është serbi që u shoqërua në stacion policor për pengim të policëve në detyrë zyrtare

Një burrë nga Mitrovica e Veriut u shoqërua në stacionin policor në veri mbrëmë në orët e mbrëmjes, njofton media lokale në Mitrovicë.

Bëhet fjalë për Jovica Xhuriq i cili u arrestua para restaurantit No.1 në veri, për pengim të policisë në kryerjen e detyrës zyrtare.

Kur arriti në stacion, të dyshuarit iu bë testi i alkoolit i cili rezultoi me rezultat pozitiv prej 0.57 promilash.

Image
Foto nga vendngjarja

E dashura e personit në fjalë pretendon se ata ishin veç kalimtarë të rastit dhe se u afruan për të pyetur se çfarë po ndodhte në një rast me të cilin po merrej Policia.

“Policët nuk dinin serbisht, u përpoqëm në anglisht t’u shpjegonim atë që një njeri me kombësi serbe na shpjegoi, që t’u përkthenim se problemi ishte se atij personi i ishte bllokuar timoni dhe ai ndaloi menjëherë. Këtë po përpiqeshim t’ua shpjegonim në anglisht. Polici filloi të bërtiste që të largoheshim, ne i thamë se nuk kishte problem dhe se po përpiqeshim të shpjegonim se çfarë i kishte ndodhur atij personi pasi nuk fliste anglisht.”, rrëfen e dashura e Xhuriq, Kristina, përcjell “Mitropol”.

E dashura e tij mes tjerash kërkoi edhe hetim nga IPK pasi sipas saj policët e goditën të dashurin e saj rrugës për në stacion.

Pas shoqërimit në stacion, Xhuriq u lirua me një padi penale për pengim të zyrtarit policor në kryerjen e detyrës zyrtare.