Kuriozitete

Ky është shteti që temperaturat pritet të arrijnë në -47 gradë Celcius

Është një prej kontribuesve kryesorë në ngrohjen globale si një prej vendeve që çlirojnë më shumë gazra karbonikë në atmosferë, por disa rajone të Kinës po përballet këto ditë me temperaturat më të ulëta në histori.

Ekspertët thonë se në qytetin verilindor Jiçun, temperaturat kanë arritur minimumin historik dhe pritet të zbresin nën rekordin e 1980-ës, -47.9 gradë Celcius.

I ftohti ekstrem dhe reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë kryesisht rajonet Shanshi, Hebei dhe Liaoning, por edhe kryeqytetin Pekin.

Autoritetet në këto zona kanë paralajmëruar se mund të shpallet gjendja e emergjencës, ndërsa pritet të urdhërohet mbyllja e shkollave dhe institucioneve publike.

Ekspertë të ndryshëm thonë se kjo vale e të ftohtit i ka ndikuar në uljen e mesatares së temperaturave për Dhjetorin, duke thyer edhe trendin rritës të këtyre 3 dekadave të fundit.