ShowBizzz

Ky është termi më i përdorur në këngët shqipe të kohëve të fundi, nuk mund ta besoni

Temë aktuale në shumicën e këngëve shqipe është alkooli.

Këtë po e dëgjojmë në këngët dhe testet që po transmetojnë tek publiku këngëtarët tanë.

Ledri Vula, mbahet mend me rikthimin e tij në muzikë më këngën “Një gotë për ty”, dedikim apo jo kjo ishte çelësi dhe hiti që hapi rrugët artistike të reperit.

Luizi dhe Donaldi në kulmin e suksesit të tyre përdorën “Shotsat”, për të qenë afër ndjekësve të tyre.Një pjesë e tekstit të këngës “2 Shotsa”, mbeti për shumë gjatë në mendjen e adhuruesve të tyre, “Edhe dy shota dhe dy shota për dashni, me fund i pij me fund i pij”.

Diona Fona dhe Majk, sezonin e filluan me këngën ku teksti fillon me “Pina ka një gotë”.

Në këngën “Dukat”, Capital T, nuk e la pa pirë dy gota, ku edhe në tekstin e tij thotë: “Për ty, për ty ka dy gota i pijë, ka dy gota i pijë”. Edhe kjo këngë u shndërrua hit i momentit, shkruan “Kosovarja”.

Nita Latifit nuk i mjaftoi një gotë, por “2 Gota”, për tu kthyer fuqishëm në skenë pas Big Brother.

Alban Ramosaj dhe Beatrix Ramosaj , edhe këta zgjodhën pijen “Gin- Tonic”, për të nisur sezonin e verës 2023.

E kur është në pyetje Gota nuk harrohet as 2 Ton, me këngë “Gota”, ku teksti i saj u bë shumë viral në rrjete sociale, “Për ty e qoj gotën, gotën, nuk e ndali deri sa më zen pija…”

Pra gota është aktuale jo vetëm tek këngëtarët, por edhe në shoqërinë tonë. Ku “Gota”pretendohet se është zgjedhja më e mirë e të gjitha problemeve momentale, shkruan “Kosovarja”.