Kuriozitete

Ky qen doli për herë të parë në shi, pamja është tepër e ëmbël

Një video shumë e ëmbël e një këlyshi Golden Retriever që përjeton shiun për herë të parë është bërë virale në Instagram.

Videoja tregon një qenush të quajtur Rowan, reagimi i të cilit ndaj pikave të shiut është një përzierje kurioziteti dhe hutimi, ndërsa gjithçka është regjistruar nga pronarja e tij. Duket se Rowan është njëkohësisht i argëtuar dhe i habitur nga kushtet e motit, të cilat për të janë diçka krejtësisht e re.

Në fillim të videos, ku Rowan shihet duke ecur në shi të fortë, shfaqet mbishkrimi “herën e parë që sheh shiun.” Këlyshi përpiqet të kuptojë se çfarë po ndodh rreth tij.

Në një moment, kurioziteti e pushton dhe ai përpiqet menjëherë ta “provojë” shiun. Në video shihet duke lëpirë rrugën, sikur po analizon lëngun në tokë.

Moneytizer Paragrafi 4

Në fund të videos, Rowan ulet pranë rrugës dhe shikon drejt qiellit, ndërsa teksti në ekran sugjeron se ai ka disa “pyetje” për motin. Pronarja e tij në përshkrimin e videos ka shkruar se “për herë të parë mund t’ia tregoj botën”.

Videoja ka emocionuar shumë shikues, të cilët në komente e kanë quajtur Rowan “qenushin më të ëmbël”, duke lënë zemra dhe emoji.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rowan (@rowanthegoldenboy)

Të Ngjashme