Këngëtarja Engjëllusha Salihu ka shtuar së fundmi prezencën e saj në rrjetet sociale, duke publikuar më shpesh përditshmëri dhe produkte që përdor.
Në nje instastory të fundit në Instagram, ajo ka ndarë me ndjekësit produkte të makeup-it dhe disa nga aromat që preferon, shkruan “Kosovarja”.
Mes tyre, në qendër të vëmendjes ka qenë parfumi “Rolling in Love” nga marka By Kilian.
Përmes këtyre publikimeve, Engjëllusha ka dhënë një pasqyrë të stilit të saj personal, duke përfshirë edhe zgjedhjet në parfume që përdor në përditshmëri.

