“Netflix” ka publikuar për herë të parë të dhënat për 99% të katalogut të filmave dhe serialeve që transmeton. Përdoruesit anembanë botës kanë shpenzuar plot 812 milionë orë për të para serialin “The Night Agent”.
Në një konferencë për mediat, CEO i Netflix, Ted Sarandos, pranoi se mospublikimi i shifrave më herët ishte problem, por shtoi se kjo ishte bërë pasi kompania po ndërtonte një sistem monitorimi që do t’i lejonte të mos shpërndante informacione, të cilat mund të përdoreshin nga konkurrenca.
Me 100 miliardë orë shikime në total, seriale të tjerë në listë janë “Ginny and Georgia”, “Gilmore Girls”, “Seinfeld”, “Friends” dhe “The Office”. Në kategorinë e filmave, “The Mother”, me protagoniste Jennifer Lopez, ishte më i shikuari, me 249 milionë orë.
“Netflix” është kompania e transmetimit të prodhimeve në internet me më shumë abonentë në botë, plot 250 milionë.