Horoskopi

“Ky shtator do jetë më i miri në këto 10 vite”/ Astrologu Jorgo Pulla parashikon horoskopin mujor

Astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim për “Good morning Albanians” sa i takon shenjave të zodiakut për këtë shtator, që siç tha ai do të jetë më i miri në 10 vitet e fundit.

Ai tregoi se muaji do të jetë i mbarë në dashuri për shenjën e binjakut dhe shigjetarit, që do të kenë mundësi për njohje dhe lidhje të reja. Pak më të vëmendshëm, sipas Pullës, duhet të tregohen ata të shenjës së akrepit, peshores dhe demit. Astrologu shtoi se çështjet me rëndësi duhen mbyllur pas datës 15 shtator.

Ndërkaq, të gjitha shenjat do të jenë në rregull me çështjet ekonomike për këtë muaj.

“Pas datës 15 është mirë sepse planetët në retrogradë që janë tani pas datës 15 janë në rrugë të drejtë, siç është Mërkuri, siç është Afërdita dhe shumë gjëra të tjera që ndikojnë. Do jetë shtator i mbarë, s’ka ku të shkojë. I vetmi shtator në 10 vitet e fundit,” – u shpreh Pulla.