‘Alarm i kuq’/ Ky vend pritet të goditet nga tajfuni, mbyllen shkollat dhe anulohen fluturimet
13:34 | 05/09/2024
A A
‘Alarm i kuq’/ Ky vend pritet të goditet nga tajfuni, mbyllen shkollat dhe anulohen fluturimet
Shkollat u mbyllën përkohësisht dhe shumë fluturime u anuluan sot në Kinën jugore, njoftoi agjencia kineze e lajmeve Xinhua, pasi pritet të goditet nga tajfuni Yagi. Stuhia tropikale goditi Filipinet këtë javë, duke shkaktuar rrëshqitje dheu që vranë të paktën 13 njerëz dhe tani po kalon Detin e Kinës Jugore duke shkuar në perëndim drejt provincës Hainan të Kinës jugore.
Sipas Xinhua, Yagi u forcua në det dhe tani klasifikohet si një tajfun, me erëra deri në 209 kilometra në orë. Tajfuni pritet të godasë të premten, pasdite ose në Hainan ose në provincën fqinje. Ndërkohë, shkollat u mbyllën përkohësisht dhe transporti publik u pezullua përkohësisht sot në mesditë. Gjithashtu janë anuluar edhe disa fluturime.
https://x.com/tymetwx/status/1831490004151083072