Kylie Jenner ka qenë prezente në Javën e Modës në Paris.
Ajo u pa veshur një fustan të ngushtë plot kristale, një krijim i Schiaparelli.
Jenner zgjodhi një palë taka ngjyrë nudo, pak të çuditshme, të cilat ngjiten dhe ekspozojnë të gjithë gishtërinjtë e saj.
Schiaparelli ka një gjë për gishtat e këmbëve, pasi për disa këpucë ka krijuar modele me formën e gishtërinjve të ekspozuar. Këpucët e Jenner janë këpucët e koleksionit të fundit të frymëzuara nga gishtat që vijnë nga Schiaparelli.