
Këngëtari i njohur shqiptar i Kosovës, Labinot Tahiri ka publikuar një faturë tatimore nga nata e ndërrimit të viteve dhe tregon shumën marramendëse që ka fituar. Ai thotë se nuk mund të gënjejë duke thënë se Kosova është e shenjtë dhe nga ana tjetër mos të paguajë taksa.
“Kur mundohen do të më mesojnë mua se a paguaj tatime, mos të lodhen; sepse e di rendesinë e tatimit shumë moti! Kur ne shembull, ia paguajm gjermanit e zviceranit tatimin, qysh menduat; mos me ia pagu Kosoves a?”, shkruan Labi.
Ai tregon kuponin fiskal me vlerë 10.500 euro dhe thekson se kjo pagesë është marrë vetëm në natën e ndërrimit të viteve. Labinot Tahiri ka dhe një mesazh për ata që komentojnë negativisht, duke theksuar se ka paguar tatim për Kosovën që në 2005, para se të shpallej pavarësia.

“Adem Jashari i ka dhan 60 antarë për këtë Kosovë e unë shembull personalisht mos me ia pagu tatimin shtetit, i bie që ateherë qenkam anti Kosovë e anti ketij shteti, e po ashtu kot i rrej femijet se Kosova është e shenjtë…”, vijon ai.
Reagimi i plotë i Labinot Tahirit:
Përshëndetje!
E rendesishme për disa që më shumë e dojnë partinë se sa shtetin..!
E keni një kupon fiskal të natës së vitit të ri!!
Kur mundohen do të më mesojnë mua se a paguaj tatime, mos të lodhen; sepse e di rendesinë e tatimit shumë moti!
Kur ne shembull, ia paguajm gjermanit e zviceranit tatimin, qysh menduat; mos me ia pagu Kosoves a?
A menduat që e lejojë vetën që një gurbetqar me shumë mund ti ndihmojë atdheut e unë këtu me ndejt këmbë mbi kembë a?
Joooooooo bablok , se unë i paguaj shtetit tatim që nga viti2005 para se me u bë Pavaresia e Kosoves!
Pra, kur të flisni me mua ju disa që me shkruani komente negative pershkak qe jeni kunder meje veq hajt ta demtojmë , ju nuk e keni atë shance mem demtu sepse shtetin tim, qytetin e atdheun e dua më shumë se sa familjen time.
Adem Jashari i ka dhan 60 antarë për këtë Kosovë e unë shembull personalisht mos me ia pagu tatimin shtetit, i bie që ateherë qenkam anti Kosovë e anti ketij shteti, e po ashtu kot i rrej femijet se Kosova është e shenjtë..!
Ju e dini mirë se sa dhuroj për vendin, sa dhuroj për rastet e semundjeve, për ushtrinë dhe për shumë çka….!
Shteti mbi te gjjitha e pastaj ne!
Ky kupon është leshuar vetëm për natën e vitit te ri e pa dyshim se Atk- ja e di sesa deklaroj.
Mesuesit e doktorët, policët e ushtarët duhet të paguhen dyqysh.
Ju dua dej n’Kijamet,
Labi Kosovë e Shqipërisë.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo