ShowBizzz

Labi reagon ashpër pas intervistës së Klodit: Mos më detyro të flas për natën e party-t çfarë është thyer dhe pse u ndal transmetimi

Pas intervistës së fundit të Klodit, ka ardhur një reagim i fortë nga Labinot Rexha, i cili ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale duke adresuar drejtpërdrejt situatën.

Në reagimin e tij, ai ka bërë disa akuza dhe paralajmërime, duke kërkuar gjithashtu që të mos përmendet emri i tij pa një sqarim paraprak për disa çështje që ai i konsideron serioze.

Labi shkruan: “Deri sa isha brenda, kemi qëndruar shumë bashkë dhe e kam vlerësuar si njeri me edukatë dhe artikulim.
Por para se të përmendësh emrin tim, mësohu me kërku falje për kërcënimin që i është bërë gazetarit të Klanit nga familja jote. Kjo është minimumi.

Mos më detyro të flas për natën e “party” sepse e di shumë mirë çfarë ka ndodhur, çfarë është thyer dhe pse u ndal transmetimi. Mos e hap atë derë.

Rri mirë dhe shijoje edhe pak këtë famë të përkohshme që të ka dhënë Big-u.

Sepse e vërteta është kjo: ke zënë vendin tim në finale dhe vendin e Albës dy persona shumë më meritorë se ju dhe Hygerta.

Koha i nxjerr të gjitha në dritë”.

Me këtë reagim, Labi tregon se ende vijon të jetë i përfshirë në zhvillimet rreth Big Brother, duke iu drejtuar Klodit me tone paralajmëruese.

 

@klodianmihaj Shok shok jena 👀 ♬ Originalton – lyrical.al

Të Ngjashme