Pas përfundimit të eksperiencës në “BBVK”, duket se disa gjëra mes ish-banorëve nuk kanë mbetur vetëm brenda shtëpisë.
Labinot Haxhiu, i cili gjatë qëndrimit në reality show pati mjaft debate dhe përplasje me Labinot Rexhën, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.
Së fundmi, sipas asaj që ka bërë publike vetë Haxhiu, ai ka marrë një mesazh dhe një telefonatë nga Rexha, shkruan “Kosovarja”.
Por ajo që ka befasuar ndjekësit është reagimi i tij: ai ka vendosur t’i publikojë në Instagram si mesazhin, ashtu edhe telefonatën e bërë nga Rexha drejt tij.
Labi Junior duket i habitur nga Labinot Rexha.

