ShowBizzz

“Laerti më kërcënoi”, ish-banori i Big Brother habitë me deklaratën

Dasma e shumëpritur e Gjestit dhe Eglit, e organizuar para dy netësh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk ka kaluar pa incidente.

Ndërsa ngjarja ishte planifikuar si një moment festiv dhe i paharrueshëm për çiftin dhe të ftuarit, tensionet nuk kanë munguar.

Sipas një deklarate të bërë nga ish-banori Xeni, i cili ishte i pranishëm në dasmë, ka pasur një përplasje mes tij dhe Laertit.

Xeni pretendon se është kërcënuar nga Laerti, vetëm për faktin se nuk e kishte përshëndetur i pari.

“Thjesht nuk i fola, sepse ai nuk më përshëndeti kur hymë. Dhe pastaj më kërcënoi”, ka deklaruar Xeni.



ks