Lajme

Lajçak pas takimit me Kurtin : U pajtuam se zbatimi i shpejtë i marrëveshjes s’ka alternativë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për takimin që ka pasur sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajçak përmes platformes “X”, ka shkruar se në këtë takim është diskutuar për rrugën përpara, drejt normalizimit.

“Ne ramë dakord se nuk ka alternativë përveç zbatimit të shpejtë të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, ka shkruar Lajçak.