Lajme

LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën pas një vetaksidenti që ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Gërdoc të Podujevës.

Zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana tha se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes.

“Policia ka pranuar informatën se në fshatin Gërdoc të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.Në aksident ka qenë e përfshirë një veturë.

See also  “Më lanë pasi menduan se vdiqa”/ Elton Tozaj flet për herë të parë pas dhunës brutale: Shkak u bë një video…Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes.

Njësitet e Trafikut Rajonal të Prishtinës, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti”, tha ai.

Të Ngjashme