Lajme

LAJM i FUNDIT/ Arrestohet “koka” e Call Centerave, ishte fshehur te kompleksi “Olea Residence” në Dhërmi! (Foto)

Arrestohet “koka” e Call Centerave në Tiranë, Granit Pepnikaj ishte fshehur te kompleksi “Olea Residence”.

VoxNews ka mësuar se operacioni është zhvilluar pas hetimeve të përbashkëta me autoritetet austriake, që zbuluan një skemë të sofistikuar mashtrimi kompjuterik dhe pastrimi parash, ku sipas prokurorisë janë përdorur struktura të organizuara që funksiononin si kompani legjitime, por që dyshohet se përfituan mbi 50 milionë euro nga qytetarë të vendeve të Bashkimit Europian.

See also  Teherani godet sërish Kuvajtin, sulmon të njëjtën rafineri nafte që shënjestroi një ditë më parëGjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Granit Pepnikën, bosin e call centerave, që u identifikua në kuadër të një hetimi të përbashkët me autoritetet austriake.

Mbi bazën e vendimit është firmosur edhe urdhri i arrestit për Pepnikën, i cili po hetohet për mashtrim kompjuterik dhe pastrim parash dhe ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

See also  ‘Xhungël’ me kanabis në Spanjë, policia godet bandën e shqiptarëvePepnika rezulton se zotëronte 50 për qind të aksioneve të kompanisë “Gama Media Communication”, që e themeloi bashkë me ortakun e tij, Jurgen Mela, më 3 korrik 2021. Kompania e pezulloi statusin pas më shumë se 8 muaj e gjysmë aktivitet.

Nga hetimet 2-vjeçare rezultoi se ishin mashtruar qindra qytetarë europianë dhe dyshohet se kanë përfituar më shumë se 50 milionë euro.

Të Ngjashme