Lajme

LAJM I FUNDIT/ Kërcet arma në mes të Tiranës, ka të plagosur, detajet e para

Një person është plagosur me armë zjarri në afërsi të zonës së Zogut të Zi në Tiranë.

Mësohet se i plagosuri është qëlluar me një plumb në këmbë dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri është shtetas kosovar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga sa mësohet, i plagosuri nuk ka dhënë ende informacion për ngjarjen.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor po mbledh dhe verifikon pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, me qëllim identifikimin e autorit.

Të Ngjashme