Një grua ka humbur jetën në Kamëz, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se gruaja mund t’i ketë dhënë fund jetës, por deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për shkakun e vdekjes.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat dhe për të zbardhur se çfarë ka ndodhur.
Pritet që hetimet të përcaktojnë shkakun e vdekjes dhe dinamikën e ngjarjes.
