ShowBizzz

Lajm i trishtë për artin, humb jetën aktori i njohur

Aktori veteran, John Beasley, ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare të martën sipas The Hollywood Reporter.

Ylli i “Everwood” vdiq pasi u shtrua në spital në qytetin e tij të lindjes, Omaha, Nebraska, për shkak të disa problemeve në mëlçi.

Djali i Beasley, Mike, ishte i pari që njoftoi lajmin, duke e quajtur babanë e tij të ndjerë “heroin” e tij në një postim në rrjetet sociale.

“Njeri… ti e di që kjo është pjesë e jetës… por kjo nuk e bën më të lehtë”, shkroi ai në Facebook.

“Kam humbur sot shokun tim më të mirë. Ata thonë se nuk duhet të takoni kurrë heronjtë tuaj, sepse ata nuk rezultojnë të jenë ata që mendonit se ishin. Kjo është shumë e gabuar. Heroi im ishte babai im”.