Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri të ndodhur mbrëmjen e sotme pranë shëtitores së plazhit në Shëngjin.
Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka ndodhur në një zonë të frekuentuar nga pushuesit. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën mjekësore.
Policia ka shoqëruar një person në komisariat në lidhje me ngjarjen, ndërsa grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të konfliktit.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura identitetet e personave të përfshirë, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia./Top Channel
