ShowBizzz

Lajmi po bën xhiron e rrjetit! Ish-kunati i mbretëreshës së Spanjës thotë se ka patur një lidhje me të!

Ish-kunati i mbretëreshës Letizia të Spanjës ka pohuar se ka patur një lidhje me familjen mbretërore përpara se të martohej me motrën e saj Telma, duke publikuar një foto si “provë” të romancës së tyre.

Pretendimet e ish-bashkëshortit të motrës së Letizia-s, se dikur kishin një lidhje dhe se ai ishte gati të martohej me të para bashkëshortit aktual të Letizias, mbretit të Spanjës, Felipe, kanë shkaktuar bujë në mediat spanjolle.

Gjithçka filloi pas një postimi të Jaime del Burgo ku Letizia pozonte para një pasqyre. Pwrkrah postimit ai shkruante, “Dashuria ime. Unë kam vendosur shallin tënd. Ai më mbron. Po numëroj orët derisa të takohemi sërish”.

Lajmi po bën xhiron e rrjetit! Ish-kunati i mbretëreshës së

Del Burgo ka pretenduar se ishte gati të martohej me Letitia në vitin 2004, ndërsa ajo ishte ende gazetare. Sipas të njëjtave pretendime, Del Burgo do t’i propozonte në darkë Letizia-s në hotelin Ritz në Madrid, por në atë date mbretëresha e ardhshme e Spanjës dyshohet se i tha atij se kishte takuar një burrë që do t’i ndryshonte jetën.

Pretendimet e Del Burgo janë pritur me skepticizëm nga mediat spanjolle. Pak kohë më parë ai publikoi një libër me titull “Letizia and me” në të cilin përpiqej të shpjegonte marrëdhëniet e tij me monarkinë spanjolle.