Lajme

Lamtumira e fundit, kolona të gjata automjetesh për në vendlindjen e Faton Hajrizit

Ditën e sotme në orën 14:00 do te behet ceremonia e varrimit të Faton Hajzirit. Siç shihet nga fotot e siguruara nga Indekonline në rrugën që të drejton tek varrezat e fshatit Klinë e Ulët, shumë qytetarë nga e tërë Kosova kanë shprehur interesim për pjesëmarrje, duke krijuar kështu kolona të gjata automjetesh.

Trupi i pajetë i Faton Hajrizit u soll të enjten pas mesnate nga Serbia përmes pikës kufitare në Merdar. Ai u vra nga policia serbe më 19 korrik në Lloznicë të Serbisë, pasi e akuzonin për vrasjen e një efektivi të policisë serbe.

Vrasja e policit serb ka ndodhur pak pas mesnatës së të mërkurës (18 korrik) gjatë kontrollit të automjetit në pikën kufitare në Lipnicki Sor në Loznicë. Punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet tip “Mercedes” të drejtuar nga taksisti Mithat Haxhiç nga Tutini, por pasagjeri në mjet ka hapur zjarr në drejtim të tyre. Nikolla Krsmanoviç ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa kolegu i tij Vjekoslav u plagos rëndë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.