Lajme

Lamtumira e fundit sot për vogëlushin që vdiq tragjikisht në Lipjan

Sot do të mbahet ceremonia e varrimit për vogëlushin që vdiq tragjikisht në Lipjan.

I mituri ishte raportuar fillimisht i zhdukur nga familja, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi pas përfundimit të procesit mësimor.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me këtë rast të rëndë.

“Lidhur me rastin, pas pranimit të një informate se viktima mashkull kosovar nuk është kthyer në shtëpi, ka filluar kërkimi i tij me ç’rast nga dëshmitari mashkull kosovar i njëjti është gjetur në lum. V

iktima me autoambulancë është transportuar në QKUK-Prishtinë, ku më pas ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë njësitet përkatëse, dhe vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”.

Të Ngjashme