Landi Hysi, miku i ngushtë i Mirit dhe anëtari i “West Side Family”, ka hyrë sot (e enjte) në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5.
Kjo si pjesë e sfidës së mosreagimeve, ku banorët brenda nuk duhet të reagojnë ndaj çfarëdo lloj situate.
Miri ishte akoma në krevat në momentin kur hyri miku i tij, ndonëse nuk reagoi edhe me të dëgjuar.
I njëjti i dha edhe një sinjal e mesazh për qëndrimin e tij në Big Brother VIP.
Madje i tha se të dalë nga ky format për fitore, duke i dhënë forcë për të vazhduar më tej.
“Jepi fortë, mos hiq dorë. Dy duar janë vetëm për një kokë. Fito dhe vetëm fito. Jepi fortë”, u shpreh ai.
Mes tjerash shtoi: “Mos harro. Mos i pëlqe asnjë gjë, asnjë vajze”
View this post on Instagram
A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
