Roland Hysi është i ftuari i radhës në emisionin e Meriton Mjekiqit, ku ka folur për karrierën e gjatë, industrinë muzikore si dhe për humbjen e mikut të ngushtë, Dr.Florit.
Ai në një moment tregon se si e kuptoi për vdekjen e anëtarit të “West Side Family”.
Të lidhura
None found
“Sa u thyet emocionalisht në momentin kur ndërroi jetë Dr.Flori?”, ka qenë pyetja që iu drejtua.
“Florin tha e kanë marrë me ambulancë, e mora vesh nga telefonatat dhe lajmet në televizor që ka ndërruar jetë dhe isha, mendova pas kësaj nuk do të kemi mundësi të prodhojmë”, u shpreh ai.
Landi dhe banori aktual i Big Brother VIP Albania 5, Armir Shahini, kanë vazhduar më pas me label-in e tyre duke sjellë projekte të shumta.
Pjesë e këtij grupi pas ndarjes nga jeta të Florit u bë vëllai i tij, Alban Kondi.
Të njëjtit janë rikthyer në vëmendje të publikut pas futjes së Mirit në BBVA.
Të Lidhura:
- “Çfarë tersi që të kam komshie”/ Landi zbulon të vërtetën, kujt i drejtohej mesazhi përmes Mirit?
- Deklarata e fortë Keisit: Miri porosiste lule për dashnoret e tij te dyqani i Stelinës, kjo e fundit e mohon
- Përplasje e ashpër në shtëpi, Miri dhe Stenaldo shpërthejnë ndaj njëri-tjetrit
- Bashkëshortja e Mirit: Ne nuk jemi ndarë, por…
