Lajme

Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët e huaj që vizitojnë Kosovën

Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka lansuar aplikacionin për deklarimin e adresës për shtetasit e huaj që hyjnë në Republikën e Kosovës.

Në njofitmin e MPB-së, ky aplikacion do të mund të shkarkohet në të dy sistemet për telefona mobil, Android dhe iOS (iPhone).

Po ashtu, mundësia e deklarimit të adresës do të bëhet edhe përmes ueb-it në kuadër të Policisë së Kosovës.

Në aplikacion janë të parapara rubrikat e domosdoshme që qytetarët e huaj duhet t’i plotësojnë për kohën sa qëndrojnë në Kosovë.

“Deklarimi i adresës i qytetarëve të huaj brenda tre (3) ditëve nga hyrja në Republikën e Kosovës është obligim ligjor”.

Në vijim keni linkun/barcodin: iOS: https://apps.apple.com/app/id6759111987, Android:

https://play.google.com/store/apps/details?id=com.foreignerregistration dhe Web:

https://foreignerregistration.kosovopolice.com:8

 

Të Ngjashme