Ish-kryetari i KMLDNJ-së në Mitrovicë, Halit Barani, ka rikujtuar edhe një aspekt tjetër të rëndë të ngjarjeve tragjike të pasluftës, duke theksuar se krimet ndaj shqiptarëve u kryen me armë zjarri dhe në prani të ushtrisë franceze.
Sipas Baranit, kjo është një e vërtetë që nuk duhet të harrohet.
“Ata u pushkatuan me armë zjarri edhe atëherë në prani të ushtrisë franceze. Këtë nuk duhet ta harrojmë” ka deklaruar ai.
Barani ka përmendur edhe ndjekjen e shqiptarëve për herë të dytë pas luftës, në shtator të vitit 1999, nga zona e Kroit të Vitakut, ku sipas tij pati edhe ndërhyrje të dhunshme.
“Gjatë asaj tollovie, ushtria franceze e ka plagosur Sahit Beranin, kur shqiptarët u ndoqën për herë të dytë pas luftës,” ka theksuar Barani.
