Shpesh, nga dëshira për t’u nxirë sa më shpejt, e teprojmë me kohën e qëndrimit në diell. Si pasojë, formohen njollat.
Disa tipe lëkurash janë më të prirua të krijojnë njolla krahasuar me disa të tjera. Çfarë duhet bërë në këto raste? Si fillim duhet të theksojmë rëndësinë e përdorimit të kremit solar.
Më pas, për të zhdukur njollat e errëta të diellit, mund të ndjekim këto këshilla në kushtet e shtëpisë:
Eksfolim me mjaltë dhe sheqer
Eksfolimi është një nga mënyrat më të mira për të zbardhur lëkurën. Që të ketë efekt maksimal, duhet bërë rregullisht në ditë të caktuara të javës. Për një eksfolim optimal, mund të përdorni dy përbërës të thjeshtë: sheqer dhe mjaltë.