Shëndetësi

Larja e pjesëve intime me sapun: Po apo jo?

Jini të kujdesshëm me sapunin apo xhelin për dush, sepse pH faktori i vaginës suaj është diku mes 3,8 dhe 4,5 që do të thotë se ambienti natyral i vaginës është i tharbët. Ky ambient natyral e mbron atë nga bakteriet.

Femrat shumë shpesh lahen me sapunë të thjeshtë dhe xhel dushi, edhe në pjesët intime. Ky është një gabim i madh! Sapunët dhe xhelet për dush kanë nivel më të lartë të pH se sa ajo e vaginës suaj, dhe për këtë nuk janë të rëkomandueshëm për pastrimin e vaginës. Mukozës së vaginës i duhet shumë pak që ajo të infektohet. Shumë femra e dijnë nga përvoja se infeksionet mund të jenë edhe të mundimshme, të përcjella me skuqje dhe kruarje. Gjithashtu, infeksionet kanë edhe tendencë që të përsëriten prapë.

Sapunët dhe xheket e dushit të dedikuara për pjesët intime janë përshtatur që të mos e shkatërrojnë thartësinë e vaginës. Por jini të vëmendshme edhe me këta sapunë dhe xhele dushi. Nëse vaginën tuaj e pastroni shumë shpesh, ju gjithashtu mund të shkatërroni ambientin natyral si dhe bakteriet të cilat e mbrojnë nga infeksionet. Shumë mjekë rekomandojnë që vagina të pastrohet vetëm me ujë, mu për shkak të këtyre fakteve.