
4
Duke vazhduar mbështetjen prej dekadash ndaj familjeve në nevojë, Ecolog edhe këtë vit para Festës së Fitër Bajramit ka shpërndarë mijëra kupona me vlerë për qindra familje
Filantropi i njohur Lazim Destani, si gjithmonë edhe këtë vit me Ekolog-un u del në ndihmë familjeve në nevojë.
Lajmin e ka bërë të ditur vet ai në rrjetet sociale tek deklaron se Muaji i Shenjtë i Ramazanit nuk është vetëm muaji i sakrificës fizike, por është dhe muaji i ndërtimit të personalitetit të qëndrueshëm, të devotshëm e të mbushur me vlera morale. Në qendër të këtyre vlerave është virtyti i solidaritetit. Le të tregojmë bujari, dhembshuri dhe kujdes për familjet në nevojë.
Ndihem mirë që, falë Zotit, me Ecolog-un po e vazhdojmë mbështetjen tradicionale ndaj këtyre familjeve.