Lajme

LDK-ja e Podujevës në krizë: Valon Demolli tregon si mund të ringjallet

Agim Veliu ka thënë se Dega e LDK-së në Podujevë duhet të reformohet menjëherë për të shpëtuar partinë nga humbjet dhe për të rikthyer besimin e anëtarëve dhe qytetarëve.

Pas largimit tim dhe marrjes së kompetencave të kryesisë, me një vendim kundërstatutor dhe të padrejtë, Degës i janë imponuar vendime të mbyllura, përjashtuese dhe pa legjitimitet.

Rezultati është i qartë:

humbje, demotivim dhe largim i anëtarësisë.

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare, Dega e LDK-së në Podujevë nuk është e përfaqësuar me deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, shkruan mes tjerash Veliu në një shkrim të gjatë.

Asambleisti nga radhët e LDK-së, Valon Demolli, ka mbështetur hapur deklaratën e Agim Veliut, duke thënë se humbjet e vazhdueshme të LDK-së në Podujevë janë pasojë e krizës së brendshme.

Ai kërkon reformim dhe ndryshim lidershipi, si domosdoshmëri për rikthimin e besimit të elektoratit.

Image
Valon Demolli

“Deklarata e z. Agim Veliu për nevojën e reformimit të Degës së LDK-së në Podujevë është reale dhe reflekton një gjendje që tashmë është e dukshme për të gjithë: humbjet e njëpasnjëshme zgjedhore nuk janë rastësi, por pasojë e një krize të brendshme politike, organizative dhe morale.

Kur një degë humb vazhdimisht besimin e elektoratit, atëherë përgjegjësia nuk mund të anashkalohet dhe as të relativizohet. Ndryshimi i lidershipit nuk duhet parë si hakmarrje politike, por si domosdoshmëri për të hapur një kapitull të ri dhe për t’i dhënë frymë të re partisë.

Vetëm përmes një reformimi të vërtetë dhe një lidershipi që buron nga vullneti i anëtarësisë, LDK-ja në Podujevë mund ta rikthejë besimin dhe ta ndalë trendin e humbjeve”, u shpreh ai për “Bota sot”.

Të Ngjashme