Lajme

LDK-ja në Gjilan kërkesën e kryetarit për shpërbërje të Kuvendit e quan të kundërligjshme

Si e kundërligjshme po shihet nga LDK-ja në Gjilan, kërkesa e kryetarit të kësaj komune për shpërbërje të Kuvendit Komunal. E partia tjetër opozitare, PDK, kërkon dorëheqjen e Hysenit.

I pari i Gjilanit Alban Hyseni, kërkoi shpërbërjen e Kuvendit Komunal të Gjilanit.

Arsyeja, nuk po përmbushen detyrat dhe obligimet ligjore të komunës.

Një kërkesë e tillë po kundërshtohet nga partitë opozitare.

Sipas LDK-së, kjo kërkesë e Hysenit nuk është e bazuar në ligj.

Nga ana tjetër, PDK-ja, konsideron se kryetari i komunës, fillimisht duhet të japë dorëheqje.

Komuna e Gjilanit ka dështuar disa herë të votojë buxhetin e mbetur nga viti 2023, ngase opozita nuk ka marrë pjesë në votim, me arsyetimin se nuk votojnë diçka, përmbajtjen e së cilës nuk janë konsultuar.