Lajme

LDK-ja në krizë: Familja Imeri paralajmëron dështimin e aleancës Osman–Abdixhiku

Familja e veprimtarit të ndjerë Haki Imeri ka reaguar me një deklaratë të ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike që lidhen me Vjosa Osmanin dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhikun.

Në reagimin e tyre në Facebook, ata shprehin skepticizëm të thellë se afrimi i mundshëm mes Osmanit dhe LDK-së mund ta forcojë apo ringjallë këtë parti, duke e cilësuar një ide të tillë si “halucinacion politik”, përcjell “Bota sot”.

Sipas familjes Imeri, drejtimi aktual i LDK-së dhe lëvizjet politike rreth saj nuk ofrojnë identitet të qartë politik dhe rrezikojnë ta thellojnë krizën brenda partisë.

Në reagim theksohet gjithashtu se eksperimente të tilla politike dhe aleanca të reja nuk mund të rikthejnë besimin e elektoratit, ndërsa kritikohet edhe mënyra se si është menaxhuar udhëheqja e partisë nga Abdixhiku.

Shkrimi i plotë

– LDK-ja nuk rritet me Vjosa Osmanin dhe Lumir Abdixhikun; ata nuk kanë identitet politik

– Prandaj, të mendosh se LDK-ja rritet në këtë mënyrë është një halucinacion politik

– Rrugëtimi i saj në politikë ka qenë gjarpëror, plot kthesa dhe zig-zagë

– Asgjë në këtë histori nuk tregon se ajo mund ta ringjallë LDK-në

– Ndërkohë, Lumir Abdixhiku i bëri partisë një “operacion politik”

– Një ditë tha se po jep dorëheqje; të nesërmen, me një kurdisje klasike, e vendosi veten përsëri në krye të partisë

– Pra, dorëheqje që nuk jep dorëheqje; një lloj demokracie që rrënon më shumë LDK-në

– Tani mendon se me Vjosa Osmanin do të rritet ai dhe do të rritet edhe LDK-ja

– Por duhet ta ketë të qartë: Vjosa Osmani nuk ka çfarë t’i japë politikës kosovare, e më pak LDK-së. Është hargjuar

– Brenda LDK-së, shumica e elektoratit nuk e do

– Nuk e duan as shumë struktura të partisë

– Pra, receta është e thjeshtë: vendos dy të padëshiruar në krye dhe prit që partia të rritet

– Një pikëpamje që të çon në një laborator ku dështimi i eksperimentit është i sigurt

– LDK-ja nuk ringjallet me arna artificiale

– Nuk shpëtohet me eksperimente politike

– Pikërisht këto “inxhinieri” dhe koalicione të pandershme e kanë sjellë në këtë gjendje

– Rruga rugoviane ka përfunduar; në vend të saj po ndërtohet një sokak i ri politik: “Sokaku Edi Ramës” brenda LDK-së

– Nëse Vjosa Osmani i bashkohet LDK-së, ironia bëhet edhe më e madhe

– LDK-ja ka vetëm kryetarin që përqafon argatin e Vuçiqit dhe Edi Ramën

– Tani rrezikon të ketë dy figura qendrore që i bëjnë jehonë të njëjtit argat politik, në Beograd

– Politika ka një ligj të thjeshtë: sa më shumë afrohesh me Edi Ramën dhe Aleksandar Vuçiqin, aq më shumë largohet elektorati kosovar

– Prandaj, nëse kjo ndodh, fluksi i votuesve do të lëvizë drejt atyre që i kundërshtojnë hapur këta dy fqinjë barbarë të Kosovës

– Në fund, për shumë qytetarë kosovarë, opsioni mbetet përsëri i njëjtë: Albin Kurti dhe Donika Gërvalla

– Dy figura që pëlqehen për konsistencën e tyre dhe sfidojnë fuqishëm armiqtë e Kosovës

Të Ngjashme