Lajme

​LDK kërkesë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit pas shtrenjtimit të naftës

Lidhja Demokratike e Kosovës bëri kërkesë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për shtrenjtimin e naftës, duke pohuar se e gëzon përkrahjen e PDK-së dhe AAK-së, bëri të ditur shefja e grupit parlamentar të LDK-së Jehona Lushaku.

“KËRKESË PËR SEANCË TË JASHTËZAKONSHME

Lidhja Demokratike e Kosovës me përkrahje edhe të deputetëve të PDK-së dhe AAK-së ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për rritjen e çmimit të naftës.

Nafta po shtrenjtohet çdo ditë. Çmimet po rriten. Derisa, qytetarët po varfërohen.

E Qeveria? Spektatore.

Kërkojmë veprime të menjëhershëme.

Transparencë. Masa konkrete.

Qytetarët nuk janë bankomat i Qeverisë!”, shkroi Lushaku.

Të Ngjashme