ShowBizzz

Ledioni nuk i ndal thumbat ndaj Arbana Osmanit: Është tjetër program ai…

Përplasja në distancë mes dy prej formateve më të ndjekura në Shqipëri dhe moderatorëve të tyre, Ledion Liços dhe Arbana Osmanit, duket se po kthehet në një telenovelë të vërtetë mediatike.

Gjithçka mori përmasa më të qarta kur, gjatë një spektakli të “Ferma VIP”, Arbana iu drejtua banorit Akil teksa ai po debatonte me tone të larta me të tjerët.

Ajo i theksoi se “është program tjetër ai”, një referencë e kuptueshme dhe mjaft ironike drejtuar “Big Brother VIP”, duke lënë të nënkuptohet se formati i rivalëve bazohet pikërisht te zhurma dhe konfliktet e forta verbale.

Megjithatë, përgjigja nga pala tjetër ka qenë e menjëhershme.

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm të “BBVIP”, Ledion Liço nuk u mjaftua vetëm me frazën e hapjes ku iu drejtua atyre “që u ka ngecur sahati në të shkuarën dhe bëjnë sikur kanë ecur përpara, por kokën e kanë mbrapa”.

Ndjekësit e vëmendshëm të rrjetit kanë kapur një tjetër detaj, i cili po bëhet viral me shpejtësi përmes videove.

Gjatë një momenti komunikimi në studio ku shkëmben të qeshura me opinionistin Arbër Hajdari, Ledioni dëgjohet të thotë me zë të lartë fiks të njëjtën frazë të Arbanës: “Është program tjetër ai”.

E gjithë kjo u shoqërua me doza të larta ironie, duke i kthyer mbrapsht “reston” ish-moderatores së formatit.

Kjo luftë e ftohtë mes tyre tashmë po bëhet me zë të lartë dhe po shfrytëzon të njëjtat batuta, duke i mbajtur shikuesit të mbërthyer për të parë se cila do të jetë lëvizja e radhës.

Të Ngjashme