Big Brother Vip Albania nuk është thjesht një reality show televiziv i zakonshëm. Situatat kanë qenë të shumta mes banorëve të “BBV3”, teksa mes tyre ka miqësi, por edhe debate e ‘përplasje’ të shumta.
Ndërkohë, një nga situatat më të komentuara ka qenë loja e Ledjonës, e cila dëshironte të fuste banorët ‘në kurth’ duke u shtirur sikur do të largohej nga shtëpia më e famshme si pasojë e mallit për vajzën. Pas një klipi të dhënë sot gjatë prime, ku jepen gjithë detajet e planit të Ledjonës, banorja ka dhënë një shpjegim.
“Jam ngarkuar shumë. Përveç situatave që kanë ndodhur, është edhe Egla që ofendon në mënyrë të tmerrshme. Unë kam qenë pjesë e planit të parë, pjesë e lojës. Nuk mendoja që situata e hallvës do merrej në atë mënyrë. Erjola e kishte që dy persona në shtëpi janë të padukshëm. Kur më ka pyetur Erjola, i kam thënë nuk jam dakord dhe më tha se e di vetë… Meritoni lexoi lajmet gjatë lojës dhe më tha se kam dalë shumë keq… Dua të shpjegoj këtë pjesën e vajzës, unë nuk kam gënjyer që më merr malli për vajzën.”
Banorët nuk e kanë pritur aspak mirë planin e Ledjonës, me Eglën që u shpreh:
“Më vjen keq që këto gra rrisin femijët tanë dhe shoqërinë tonë.”