ShowBizzz

Ledri përjetëson në trup një tatuazh të ri, ja kuptimi i veçantë që ka për reperin

Ledri Vula pak ditë më parë ka promovuar albumin e ri “1 Goat për ty”.

Reperi së fundmi përmes rrjeteve sociale ka zbuluar se e ka përjetësuar në trup këtë projekt.

Në krahun e djathtë, ai ka bërë një tatuazh të ri dhe bëhet fjalë për emrin e albumit “1 Goat për ty”.

TS Poll - Loading poll ...

I ftuar në “Më lër të flas” mbrëmjen e djeshme, Ledri tha se ai dhe Sara e ndihmojnë shumë njëri-tjetrin, ndërsa Sara ka qenë një nga mbështetëset e tij më të mëdha gjatë periudhës së fundit kur ai ka punuar me albumin e ri:

“Ka raste që më ndihmon shumë Sara me disa gjëra. E kam lodhur, e kam zgjuar në katër të mëngjesit: ‘Zemër a të pëlqen kjo/ Por edhe unë e ndihmojë në punën e saj, shpesh ja bëj unë fotografitë”

Ndërkohë, i pyetur se çfarë mendon që njerëzit shpesh i cilësojnë si “ciftin perfekt”, Vula tha se nuk e di si duken tek të tjerët, por tregon që ata kuptohen shumë mirë dhe kjo është gjithcka që ka rëndësi.

Po ashtu ai komentoi edhe momentin që u bë viral në rrjetet sociale, kur në promovimin e albumit të tij, në një moment gjatë performancës, Ledri mori Sarën në skenë, duke ia kushtuar asaj këngën:

“Më pëlqen ajo këngë shumë. Në atë moment kam parë vetëm Sarën në sy, kam dashur të kem një kujtim vetëm me atë”