LifeStyle

Ledri Vula dhe Sara Hoxha bëhen bashkë për ditëlindjen e Poem Blu

Reperi i njohur Ledri Vula dhe ish-partnerja e tij, Sara Hoxha, janë ribashkuar për një moment të veçantë: festimin e ditëlindjes së vajzës së tyre, Poem Blu.

Ish-çifti, i cili vazhdon të mbetet ndër më të komentuarit në showbizz-in shqiptar, u fotografua në Tiranë, në zonën e Bllokut, ku prania e tyre nuk kaloi pa tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.

Në fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale, Ledri shfaqet duke mbajtur vogëlushen Poem Blu në krahë, ndërsa Sara, e buzëqeshur dhe e relaksuar, shfaqet me një arush gjigand prej pellushi – një dhuratë e veçantë për vogëlushen.

Duket se qëllimi kryesor i dy prindërve ishte të krijonin një atmosferë të ngrohtë dhe të gëzueshme për ditëlindjen e vajzës së tyre, duke treguar që dashuria dhe përkushtimi për Poem Blu i bashkon gjithmonë.

TS Poll - Loading poll ...

Image