Bëhet e ditur se gjatë fundjavës një burrë vdiq pas një debati të dhunshëm në Eisenbahnstrasse në Leipzig. Tashmë policia ka kapur autorin e dyshuar.
Policia ka kapur një të dyshuar pas vdekjes së një 39-vjeçari pas një debati të dhunshëm në Eisenbahnstrasse të Leipzig-ut.
Thuhet se 52-vjeçari u arrestua të mërkurën dhe të enjten ndaj tij u lëshua një urdhërarresti për vrasje nga pakujdesia, tha policia. Viktima dhe autori i dyshuar janë shtetas shqiptarë.
39-vjeçari ka pësuar lëndime aq të rënda nga sherri i së dielës mbrëma, saqë ka ndërruar jetë në spital pak kohë më vonë.
Hetimet për zbardhjen e krimit janë duke vazhduar.