I dënuar me burgim të përjetshëm, Ardian Çapja ka kërkuar leje për të dalë nga burgu dhe për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të nënës së tij.
Emri i tij është i njohur për autoritetet shqiptare, ndërsa një prej atentateve më të bujshme ndaj tij ndodhi në vitin 2020, kur u qëllua me snajper pranë banesës së tij në Elbasan.
NEWS Tragjedi/ Vinçi bie në punishte, humb jetën 20-vjeçari, plagoset një tjetërAtentati ndodhi në mëngjesin e 8 qershorit, teksa Çapja ndodhej në banesën e tij. Ai u qëllua me një plumb në shpatull nga një distancë e largët. Sipas burimeve të kohës, sulmi ishte kryer me snajper.
Plumbi e plagosi rëndë Çapjan dhe i kaloi pranë zemrës. Pas atentatit, ai u transportua fillimisht në spitalin e Elbasanit dhe më pas u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku iu nënshtrua një operacioni.
NEWS Shantazhuan biznesmenin me 200 mijë euro gjobë, lihen në burg 2 shqiptarët dhe grekuPas disa orësh ndërhyrjeje, Çapja doli jashtë rrezikut për jetën.
Sipas të dhënave të bëra publike në atë kohë, atentatori e kishte mbajtur Çapjan nën vëzhgim dhe kishte zgjedhur një pozicion të përshtatshëm për të qëlluar.
Burimet e kohës dyshonin se snajperisti dhe persona të tjerë të përfshirë në atentat ishin pozicionuar në një servis pranë banesës së Çapjas. Distanca në vijë ajrore mendohej të ishte rreth 150 metra.
NEWS Shi e borë/ Sinoptikania, paralajmëron: Ja si pritet të luhatet moti dhe temperaturat këtë javëPas të shtënave, autorët u larguan nga zona, ndërsa policia nisi menjëherë hetimet për identifikimin e tyre dhe zbardhjen e motivit të atentatit.
